Shkollat, çerdhet, shtëpitë e kulturës, sallat sportive apo të gjitha vendet tjera ku grumbullohen në ngjarje të rinjtë e vendit tonë janë objekte të sigurta. Këtë e bëri të ditur sot kryetari i BNJVLS-së, Orce Georgievski pas takimit me kryetarët e komunave më të mëdha të vendit.
“Ajo që është konstatuar nga ana jonë ka të bëje me kontrollet e jashtëzakonshme, fillimisht të objekteve me karakter publik të cilat ndodhen në ditët në vijim në të gjitha komunat e Maqedonisë dhe mund te themi se si kryetarë të komunave, pas kontrolleve të të gjitha shkollave, foshnjorëve, shtëpi kulture, salla sportive, apo gjitha vendet ku grumbullohen në ngjarje të rinjtë tonë, janë objekte të sigurta dhe duhet të jenë të qetë qytetaret sa i përket kësaj”, tha Orce Georgievski – kryetar i BNJVL-së.
Ai tha se inspektimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme dhe jo vetëm në pjesën e shkollave, çerdheve e objekteve me karakter publik por Georgievski rekomandoi që në të gjitha komunat të behen kontrolle të rrepta në të gjitha objektet e banimit në mirëmbajtjen e hidrantëve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarrit.
“Inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, jo vetëm në pjesën e shkollave apo çerdheve apo objekteve me karakter publik por si BNJVL, do të japim edhe rekomandim për të gjitha komunat që të bëhen kontrolle të rrepta në të gjitha ndërtesat e banimit në kuadër të komunave dhe të bëhen kontrolle themelore të pajisjeve urbane të vendosura në kuadër të komunave”, shtoi ai.
Sipas kryetarit të BNJVL-së, në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë që inspektorët të jenë në terren dhe nëse në ndonjë komunë ndodhë që të mungojë ndonjë inspektor, atëherë mund të transferohet nga ndonjë komunë tjetër me qëllim që t’i dilet në ndihmë asaj komune./Alsat.mk