Në ndeshjen e zhvilluar të martën në kuadër të Ligës së Kombeve, Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë me një gol të shënuar nga Giorgi Kochorashvili në minutën e 71-të.

Kujtojmë se Shqipëria kishte arritur ta mposhtë Ukrainën me rezultatin 2:1, ndërsa Gjeorgjia kishte shënuar një fitore të fortë 4:1 ndaj Çekisë.