Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe kryeministri Hristijan Mickoski promovuan sot dy objektet e renovuara të gjimnazit “Kirill Pejçinoviq”.
Kasami tha se ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në arsim dhe kushte më të mira për nxënësit.
Kryeministri Mickoski nga ana tjetër tha se në Tetovë është punuar fuqishëm dhe me përkushtim.
“Për vetëm disa muaj, me punë të fuqishme dhe përkushtim, ajo që dukej e pamundur u bë realitet. Dua ta falënderoj kryetarin e komunës së Tetovës dhe këshilltarët”, tha Mickoski.

