Ministria për Punë të Brendshme (MPB) informon se pardje, rreth orës 15:00 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Alexandar Makedonski” në Shkup, vetura e pasagjerëve ka goditur këmbësorin J.F.(53) nga fshati Konjarie e Epërme, pas çka shoferi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.