8 C
Tetovo
E enjte, 18 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGoditje për BDI-në: Nip i Ilmi Selamit, Ridvan Selami, kalon në VLEN!

Goditje për BDI-në: Nip i Ilmi Selamit, Ridvan Selami, kalon në VLEN!

Koalicioni qeverisës VLEN po vazhdon të forcohet çdo ditë që kalon, duke tërhequr edhe figura të reja nga radhët e BDI-së opozitare. Aktivisti i njohur i kësaj partie, Ridvan Selami, nip i Ilmi Selamit, ish zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës dhe funksionar i lartë i BDI-së ka vendosur t’i bashkohet radhëve të VLEN-it.

Ky largim është dëshmi e qartë se pakënaqësia ndaj Ali Ahmetit dhe strukturave të tij po merr përmasa të mëdha. Braktisja e BDI-së nga Ridvan Selami nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e mllefit dhe zhgënjimit të anëtarësisë ndaj një partie të konsumuar, që për më shumë se dy dekada ka tradhtuar idealet e shqiptarëve.

Ndërkohë, VLEN po konsolidohet si forca e vetme që mishëron shpresën dhe ndryshimin, duke e kthyer energjinë e re dhe besimin e qytetarëve në projekte konkrete për të ardhmen. Çdo ditë e më shumë, radhët e VLEN-it po rriten me individë që kanë kuptuar se e kaluara e errët e BDI-së nuk ofron më asgjë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments