Kompania po lançon një funksionalitet që automatikisht hap një dritare pluskuese (picture-in-picture) të video thirrjet kur largoheni nga tabi ku po bëhet thirrja.
Google po e bën më të lehtë për të qëndruar në kontakt me thirrjet në Google Meet të cilët lehtësisht mund të humbasin në mesin e një lumi tabesh sidomos nëse jeni në Chrome.
Kompania po lançon një funksionalitet që automatikisht hap një dritare pluskuese (picture-in-picture) të video-thirrjes në momentin që largoheni nga tabi i shfletuesit ku po bëhet thirrja.
Siç tregon edhe imazhi GIF ku klikon jashtë një thirrjeje Google Meet, dritarja do të shfaqet në cepin e ekranit mbi dritaret e aplikacioneve tjera. Imagjinoni dobinë e këtij funksionaliteti sidomos nëse keni të hapur një dokument gjatë një thirrjeje në Google Meet.
Ky opsion fatmirësisht nuk do të jetë i lidhur vetëm me llogaritë me pagesë. Google thotë se është i disponueshëm për të gjithë llogaritë Google Workspace po edhe ato me llogari personale.
Përdoruesit mund ta aktivizojnë manualisht funksionalitetin gjatë një thirrjeje nëse dëshirojnë.