Ziandin Sela sonte kishte paralajmëruar takim me banorët e Gostivarit, por këta të fundit nuk e mirëpritën për të kuvenduar me të. Takimi i cili u zhvillua në Qendrën për Kulturë, banorët e Gostivarit mund të numëroheshin në gishtat e njërës dorë.

Kjo fiasko bëri që të kthejnë moton dhe nga kuvendojmë me gostivaras, e shtuan edhe me ata nga Komuna e Vrapçishtit pasi pjesa dërmuese e të pranishmëve vinin nga kjo komunë.

Numri i madh i fëmijëve dhe të rinj nën moshën me të drejtë vote, poashtu binte në sy, numri i të cilëve ishte gati 40 përqind nga të pranishmit.

Për ta vulosur dështimin e tij në Gostivar, nga fjalimi i lodhur i Selës që asgjë me pesh nuk thuhej, një pjesë e të pranishmive e lëshuan sallën.

Takimi i Selës në Gostivar sonte, në fakt i dha atij një leksion që gostivarasit e kanë birin e vetë që i besojnë dhe mbështesin, Arben Taravarin i cili ua solli fillimisht ndryshimin në qytetin e tyre pastaj edhe në nivel qendrorë.