8 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGrupçini bëhet qendra e zhvillimit të ri: Kryetari Blerim Sejdiu shpall projektet...

Grupçini bëhet qendra e zhvillimit të ri: Kryetari Blerim Sejdiu shpall projektet që do ta transformojnë fshatin

Gjatë një takimi mbresëlënës në fshatin Grupçin, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, së bashku me shefin e shtabit zgjedhor, Latif Arifi, dhe bartësin e listës së këshilltarëve, u pritën ngrohtësisht nga banorët dhe të rinjtë e këtij vendbanimi që po bëhet simbol i zhvillimit dhe përparimit.

Në këtë takim të ngrohtë e plot energji, u dha lajmi i madh se Grupçini shumë shpejt do të transformohet tërësisht. Në këtë fshat do të ndërtohen disa institucione të reja komunale dhe rajonale, të cilat do t’i japin frymë të re zhvillimit ekonomik dhe shërbimeve publike për gjithë rajonin.

Rinia e Grupçinit u tregua e motivuar dhe e mobilizuar si asnjëherë më parë. Me entuziazëm dhe besim në vizionin e kryetarit Sejdiu, ata shprehën gatishmëri për të kontribuar në çdo hap të zhvillimit të vendit.

Ky takim ishte dëshmi se kur bashkohemi rreth qëllimeve të përbashkëta, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Ecim të bashkuar dhe flasim me NJË ZË.

#vlen_7 #BlerimSejdiu #ZhelinaZhvillohet #GrupçiniNdryshon

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments