Grupet e punës nga VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN-i për formimin e koalicionit qeveritar prej sot duhet të fillojnë punën e tyre. Sipas njoftimeve të para, do të bëhet fjalë për trupa që do të ndryshojnë përbërjen në varësi nga tema e bisedimeve.
Ata do të përbëhen nga nënkryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm të partive.
Fillimisht do të bisedohet për programet e përbashkëta mbi tri shtyllat: eurointegrimet, zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, që u konfirmuan në takimin e parë të Mickoskit me Mexhitin, Taravarin, Gashin dhe Kasamin.
VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN më 11 maj kanë realizuar takim, ku është rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme.