Kreu i Komunës së Tetovës dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasamk ka njoftuar se në Ditën e Mësuesit, më 7 Mars, u shënua një moment i rëndësishëm për arsimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup u vendos gurthemeli i kampusit të ri të Universiteti Nënë Tereza në Shkup, një projekt madhor që sipas Kasamit, synon të forcojë arsimin e lartë dhe zhvillimin shkencor për gjeneratat e ardhshme.
Kasami njofton se investimi, që kap vlerën e rreth 42 milionë eurove, pritet të krijojë kushte moderne studimi dhe të hapë perspektiva të reja për studentët shqiptarë në vend.
Njoftimi i plotë:
Ditë historike për arsimin shqip!
Këtë 7 mars e shënuam në mënyrën më të mirë, duke vendosur gurthemelet e kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza në Shkup.
Një investim prej 42 milionë eurosh në arsim dhe shkencë, për shumë breza që do të vijnë.
Për arsimin shqip, ia VLEN!

