Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini përmes një statusi në “facebook”, ka krituar portalin opozitar, TS.mk pasi ky i fundit kishte kritikuar Kasamin për vizitën e krerve shtetor në Tetovë javën e fundit.
Në shkrimin e tij, Hajredini ka sjell në kujtesē velrimet e ish kryetares Arifi kur në Teyovë vinin ish krerët shtetërorë, si Nikolla Gruevski.
Reagimi i plotë
Në zemër të qytetit shqiptar, po ndodh një paradë e turpit politik: Bilall Kasami po fton në fushatë krerët e shtetit maqedonas – Mickovskin dhe presidenten Siljanovska – për t’i kthyer atyre borxhin e votave. Nuk është më fshehur. Nuk është më diplomaci. Është servilizëm i pastër.
TETOVA SOT
xxx
A nuk ishte “paradë e turpit në zemër të qytetit shqiptar” dhe “servilizëm i pastër”, atëherë kur Teuta Arifi rrugët e Tetovës i lau vetëm me rastin e vizitës së Nikolla Gruevskit në selinë e VMRO-së, kur në fillim të fushatës parazgjedhore fotografohej me Lube Boshkovskin famëkeq, kur Zaevi, i njohur me deklaratën se shqiptarët nuk vlejnë pesë pare, në tubim në Reçicë të Vogël me duart e ngritura lartë, bënte thirrje të gjithë të votojnë për Teutën?