8 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeOpinioneHalil, s’ka peshore që mat trurin e 107 mijë votuesve, por mosmirënjohja...

Halil, s’ka peshore që mat trurin e 107 mijë votuesve, por mosmirënjohja jote peshon rëndë mbi ta!

Nga Latif Arifi
Zoti Halil Snopçe, para se të japësh leksione për mirënjohje e për “tru të blera te kasapi”, shiko mirë në pasqyrë dhe kujtoje historinë tënde politike! Po kush je ti që sot bën moral për mosmirënjohje, kur gjithë karrierën tënde politike e ke ndërtuar mbi djersën dhe sakrificën e aktivistëve që i përdore si kavje elektorale, e më pas i harrove si leckat e vjetra?

Mos vallë harron se dy herë je bërë deputet jo prej meritës tënde, por prej atyre njerëzve që sot i ofendon?

Nuk dolën njerëzit për të votuar Halil Snopçen si person, por dolën nga besimi dhe shpresa se një ditë do t’u mbrosh zërin, hallet, problemet.

Po çfarë bëre ti? As edhe një ditë të vetme nuk u kujdese për ta. I ke shkelur me këmbë, i ke nënçmuar, i ke lënë në baltë! E ndërkohë ti u kujdese të punësoje kushërinjtë, nipat, mbesat, farefisin… E sot del e flet për tru dhe mirënjohje?

Çfarë ironie!
Njeriu që për vite të tëra ka jetuar politikisht duke i shfrytëzuar njerëzit, tani u jep leksione morali atyre që s’të durojnë më. Ti që e ktheve politikën në biznes familjar, ke kurajë të ofendosh njerëzit, me gjuhë tallëse e denigruese?

Për dijeni, mosmirënjohësit më të mëdhenj në këtë skenë politike jeni pikërisht ju, që pas çdo zgjedhjeje harroni premtimet, njerëzit, idealet dhe bashkë me Taravarin ndërtuat një sistem nepotik ku përfiton vetëm rrethi juaj i ngushtë.

Ndaj para se të flasësh për “tru të blerë te kasapi”, kujtohu mirë: Njerëzit nuk kanë mungesë truri, por kanë pasur për fat të keq mungesë deputetësh me karakter e moral!
Dhe fatkeqësisht, për disa mandate, njëri prej tyre ke qenë ti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments