Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka thënë se thirrja e Izraelit për civilët që të evakuohen nga qyteti jugor o gazës, Rafah, është një “eskalim i rrezikshëm”.

Sami Abu Zuhuri ka thënë se ky eskalim mund të ketë pasoja, por që nuk ka bërë sqarime më mëtejme, raporton The Telegraph.

Ai sidoqoftë ka shtuar se “Administrata amerikane, krah okupimit, mban përgjegjësi për këtë terrorizëm”.

Qëndrimi i Zuhuri është reagimi i parë i Hamasit që prej kur ushtrua izraelite u kërkoi 100 mijë civilëve që të evakuohen nga Rafah me mëngjes.