8 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeHapet sezoni dimëror në Kodrën e Diellit, drejtori Aliji: Nga dita e...

Hapet sezoni dimëror në Kodrën e Diellit, drejtori Aliji: Nga dita e parë fluks i madh i turistëve

Sot është bërë hapja zyrtare e sezonit dimëror në Kodrën e Diellit. Të gjitha skiliftet janë funksionale, me përjashtim të skiliftit të Çaripashinës, i cili nuk ka funksionuar për shkak të erërave të forta.

Drejtori i qendrës, Gani Aliji, është shprehur optimist për mbarëvajtjen e sezonit, duke theksuar se ka pasur vizitorë që në ditën e parë të hapjes dhe se pret që fluksi të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, problemi kryesor vazhdon të mbetet parkingu, për shkak të fluksit të madh të veturave.

Ndërkohë, kryeministri Hristjan Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria është në bisedime me një investitor të fuqishëm, i cili pritet të investojë në zhvillimin dhe modernizimin e Kodrës e Diellit, duke ofruar shpresë për zgjidhje afatgjata të problemeve ekzistuese.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments