Pas plot 17 muajsh pasi ligji për pagesën e dëmshpërblimit të viktimave të veprave penale të kryera me dhunë filloi të zbatohej në praktikë, Ministria e Drejtësisë hapi sot Zyrën e Komisionit që do të duhet të trajtojë këto raste. Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov tha në konferencën për shtyp se ministria ka punuar në sigurimin dhe realizimin e disa aktiviteteve me qëllim të përfundimit të procesit administrativo-teknik dhe ligjor në mënyrë që Komisioni të funksionojë si subjekt i pavarur në punën e tij. Pas hapjes së zyrës, Fillkov ka sqaruar se si do të duket në praktikë.

“Qëllimi i këtij ligji është që viktimave të veprave të kryera me dhunë të ofrojë kompensim në para si ndihmë nga shteti. Në përputhje me parimin e solidaritetit social dhe për të parandaluar viktimizimin dytësor si vuajtje shtesë që viktimat mund ta pësojnë nga sjellja e organeve kompetente”, deklaroi Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë. /Alsat.mk