E martë, 1 Prill, 2025

Haxhiu: Përderisa qytetarët ankohen për rrugë të shkatërruara, koalicioni BDI, Arsovska dhe “Levica” e kthen përmendoren e Qoseto

Date:

Përderisa qytetarët ankohen për rrugë të shkatërruara dhe menaxhim të pasuksesshëm të qytetit, koalicioni BDI-Arsovska – E majta i drejton forcat e saj drejt kthimit të përmendores së Andon Llazov Qoseto, në tërësi duke i injoruar nevojat reale të qytetarëve, deklaroi sot Feride Haxhiu nga koalicioni VLEN në qarkoren te QT”Ist gejt”, ku është vendosur një tabelë ndërtimore si përgatitje për vendosje të serishme të përmendores.

Sipas Haxhiut, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është përgjegjëse për kthimin e përmendores, ndërsa BDI është e gatshme të bëjë koalicione me këdo, që të shpëtohet përgjegjësia për ndjekje penale.

“Deputeti Blerim Bexheti nga ‘Fronti Evropian’, i cili dikur kritikoi Ali Ahmetin, duke thënë se vetëm dy për qind e programit të BDI-së është zbatuar në Qeverinë e LSDM-së, e më pas është kthyer në folenë kriminale, tani është ekzekutuesi i drejtpërdrejtë i kthimit të përmendoreve të tilla në qendër të Shkupit, në bashkëpunim me kryetaren më të pasuksesshme të qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe këshilltarët nga opsioni antiperëndimor E majta”, tha Haxhiu.

Shtoi se Bexheti në publik paraqitet si i interesuar për shqiptarët, ndërsa vepron në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, duke krijuar, siç tha, koalicione joparimore dhe duke punuar kundër qytetarëve.

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...