8 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniHetimi ndaj Artan Grubit drejt finales. Prokuroria pret vetëm ekstradimin e tij

Hetimi ndaj Artan Grubit drejt finales. Prokuroria pret vetëm ekstradimin e tij

Hetimi ndaj ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, është në fazën përmbyllëse dhe autoritetet presin vetëm procedurën e ekstradimit. Lajmin e konfirmoi Prokurori Publik i RMV-së, Ljupço Kocevski, gjatë një paraqitjeje në emisionin “360 Gradë”, raporton TetovaPress.

Kocevski bëri të ditur se provat kryesore tashmë janë mbledhur, përfshirë edhe hetimin financiar. Megjithatë, sipas tij, Prokuroria nuk ka informacion për vendndodhjen aktuale të Grubit, pasi kjo nuk hyn në juridiksionin e saj.

I pyetur për akuzat se Prokuroria Publike po vepron selektivisht në rastet e korrupsionit, Kocevski theksoi se organi që ai drejton po bën “më shumë se çmos”, duke u përballur me raste të rënda të korrupsionit të nivelit të lartë. Si shembull, ai përmendi rastin e fundit në Koçan, ku Prokuroria veproi mbi kallëzimet e dorëzuara nga Ministria e Brendshme.

Sipas tij, vetëm gjatë viteve të fundit Ministria e Brendshme ka dorëzuar rreth 14 mijë kallëzime penale, ndërsa numri total i kallëzimeve nga institucione, individë dhe palë të treta arrin mbi 20 mijë. Megjithë këtë volum të madh, Kocevski tha se Prokuroria, me kapacitete të kufizuara, po arrin të funksionojë mbi pritshmëritë. Ai hodhi poshtë çdo pretendim për selektivitet, duke theksuar se vendimet merren vetëm mbi bazën e provave.

Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, janë nën fletarrest ndërkombëtar për rastin “Lotaria”. Ata dyshohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëme prej mbi 8.2 milionë eurosh dhe akuzohen për veprën “mashtrim në shërbim”, e cila parasheh dënim minimal prej katër vitesh burg.

Në fund të vitit 2024, Artan Grubi, së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, u përfshinë në Listën e Zezë të SHBA-së për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore në favor të Sasho Mijallkovit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments