Pas numërimi të 100% të votave nga ana e KSHZ-së, Blerim Sejdiu arriti të fitoj edhe një mandat në krye të komunës së Zhelinës me një rezultat prej +1000 votave dallim. Sejdiu me këtë fitore shkruan histori në këtë komunë duke u bërë kryetari i parë i cili arrin të fitojë 3 mandate. I njohur në vendin e tijë me nofkën “Sulltani”, Blerim Sejdiu dominoi kundërkandidatin e tijë duke rrëmbyer një fitore të madhe dhe plebishitare. Blerim Sejdiu fitoi edhe për Këshillin Komunal, pra shumica e këshillit komunal do të jetë e tij.