8 C
Tetovo
E martë, 12 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniHoxha: BDI i mashtroi aktivistët e saj, në vjeshtë nuk ka kthim...

Hoxha: BDI i mashtroi aktivistët e saj, në vjeshtë nuk ka kthim në qeveri

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka deklaruar se koalicioni VLEN do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë edhe pas zgjedhjeve lokale të vjeshtës, duke hedhur poshtë zërat për zgjedhje të dyfishta.

“Një gjë duhet ta kemi të qartë të gjithë. VLEN do të jetë pjesë e qeverisë edhe pas zgjedhjeve lokale”, shkroi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka kritikuar BDI-në dhe partnerët e saj të rinj, të cilët sipas tij kishin ushqyer shpresat e aktivistëve se në vjeshtë do të zhvilloheshin edhe zgjedhje parlamentare, çka do t’u mundësonte rikthimin në pushtetin qendror.

“BDI dhe partnerët e rinj të saj ua mbanin aktivistëve ‘ymytin’ se në vjeshtë do të ketë zgjedhje të dyfishta dhe se do të rikthehen në pushtetin qendror. Kjo nuk ndodhi”, theksoi Hoxha.

Sipas tij, në vjeshtë qytetarët do të votojnë vetëm për pushtetin lokal, ndërsa BDI “do të largohet përfundimisht nga institucionet e kapura, ashtu siç u largua para një viti nga pushteti qendror.”

“Është mirë që kjo të dihet dhe të thuhet. Sepse seriozisht, ia VLEN!”, përfundoi Hoxha.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments