8 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniHoxha: Është e paimagjinueshme që Struga turistike ende të vuajë mungesën e...

Hoxha: Është e paimagjinueshme që Struga turistike ende të vuajë mungesën e kushteve bazë, më 19 tetor zgjidhja është VLEN dhe Mendi Qyra

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë infrastrukturore në disa fshatra dhe lagje të Strugës, pavarësisht statusit të saj si një qytet turistik.

“Është e palogjikshme dhe e paimagjinueshme që edhe në vitin 2025, në Strugën turistike, të ketë fshatra e lagje të tëra të lëna pas dore, të ngujuara nga mungesa e nevojave më elementare. Pa ujë për pije, pa kanalizime, pa ndriçim publik e pa rrugë të denja për jetesë”, shkruan Hoxha.

Ai thekson se kjo nuk është Struga që qytetarët duan apo meritojnë, duke shtuar se ka ardhur koha që investimet të mos orientohen më sipas logjikës politike, por të shpërndahen me drejtësi për çdo qytetar, fshat e familje.

Në fund të postimit, Hoxha bën thirrje për përkrahje ndaj kandidatit të VLEN, Mendi Qyra, në zgjedhjet e 19 Tetorit, duke u bërë apel qytetarëve të rrethojnë numrat 133 dhe 7, të cilët sipas tij janë “zgjidhja e vetme për Strugën tonë”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments