E martë, 1 Prill, 2025

Hoxha: Në hall këta të Frontit – urojnë Trumpin përmes Ramiz Merkos!

Date:

Shkruan Albrim Hoxha, Anëtar i Kryesisë Qëndrore Aleanca për Shqiptarët

Ankohen se liderët e VLEN-it në inaugurimin e Presidentit Trump qenkan pozicionuar larg, a harrojnë se vetë as viza nuk mund të marrin!

Në hall këta të Frontit.

Ramiz Merko, për shembull, paska uruar presidentin e ri të SHBA-së. Hipokrizi e madhe!
A thua Donald Trump ia lexon statuset në facebook Ramizit, e ku i dihet, ndoshta i bëhet qejfi dhe ia heq ndalesën!

Korrupsion dhe krim masiv, ndërhyrje në gjyqësor – për këto veti e njeh administrata amerikane Ramiz Merkon. Prandaj familjarisht i ka futur në listën e zezë.

E çuditshme të dëgjosh përkrahës të tij nëpër kafenetë e Strugës se “mund t’i gjejnë” mik Donald Trumpit, që ta heqë nga lista e zezë. Të qash a të qeshësh!

D.m.th. maksimumi që mund të bëjnë këta të Frontit, është që përmes Ramizit të publikojnë ndonjë “story” në rrjetet sociale.

Paramendoni sa keq janë – urojnë Trumpin përmes Ramiz Merkos!

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...