8 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniHoxha: Nga Zëri i Popullit në Altoparlant të Grubit, Tragjikomedisë po i...

Hoxha: Nga Zëri i Popullit në Altoparlant të Grubit, Tragjikomedisë po i vjen fundi!

Çfarë tragjikomedie.

Ata që braktisën betimin para 107 mijë shqiptarëve sot janë shndërruar në shkrues të kumtesave të Artan Grubit. Sillen si rojtarë të “përfaqësimit të drejtë”, ndërkohë që e tradhtuan këtë Qeveri për një pazar personal dhe u strukën nën hijen e BDI-së.

Një grupim që mezi mbush një kiosk cigaresh në qytet nuk ka as mandat moral dhe as kredibilitet politik për të folur për barazi, kur vetë firmosën koalicion me autorët e padrejtësive dhe diskriminimit institucional ndër vite ndaj çdo shqiptari që nuk ishte pjesë e BDI-së.
Ironia është e rëndë. Nga njëra anë e quajnë projektligjin “alibi ligjore”, nga ana tjetër bëjnë thirrje që të kalojë urgjentisht në Kuvend.

Vendosni njëherë, a jeni kundër ligjit apo thjesht ju djeg që nuk jeni më në tavolinë?

Ky projektligj do të shkojë në Komisionin e Venecias që të mos përfundojë si shumë ligje të tjera që Aliu i shpallte me bujë dhe nuk gjenin asnjëherë zbatim. Madje krijonin më shumë probleme sesa zgjidhje.

Të dashur ish-bashkëpartiakë, ky ligj nuk është as i Grubit dhe as i Karakamishevës. Është pjesë e një agjende qeveritare që për herë të parë po përpiqet të rregullojë një padrejtësi të vjetër. Një padrejtësi që BDI ka pasur kohë ta zgjidhë që në vitet 2002-2003, por nuk e bëri kurrë. Sepse ata nuk kanë pasur interes për barazi, por vetëm për tendera, poste dhe pasuri personale.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments