8 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniHoxha: Shkëmbime tregtare dhe projekte të përbashkëta me Poloninë

Hoxha: Shkëmbime tregtare dhe projekte të përbashkëta me Poloninë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar sot për një takim shumë konstruktiv me Zëvendësministrin e Bujqësisë së Polonisë, Jacek Czerniak, në prani të Ambasadorit të Polonisë në Shkup.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sektorin agroushqimor, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në zhvillimin rural, teknologjinë bujqësore dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Palët ranë dakord të fillojnë punën për një format të ri bashkëpunimi midis dy ministrive, i cili do të mbështesë lidhjet mes prodhuesve, investimet potenciale dhe shkëmbimin e ekspertizës mes dy vendeve. Në shenjë mikpritjeje, Hoxha i dhuroi Czerniak një punim artizanal të Urës së Gurit, simbol i Shkupit dhe i lidhjes mes kulturave.

Zëvendësministri Hoxha falënderoi delegacionin polak për partneritetin dhe interesin e treguar, duke e cilësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale në fushën e bujqësisë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments