Sot pata kënaqësinë të pres në takim drejtorin e ri të Drejtorisë së Farërave dhe Materialit Mbjellës, Ali Alili.
Një profesionist me përvojë të gjatë, i përkushtuar dhe i vendosur për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të ngritur më lart standardet në këtë sektor me rëndësi për bujqësinë tonë.
Jam i bindur se me angazhimin dhe përkushtimin e tij, do të arrijmë rezultate të prekshme për fermerët dhe prodhuesit bujqësorë.