Pasi anëtarë të Muftinisë së Strugës, po bëjnë fushatë të hapur politike, për kandidatin e Ziadin Selës dhe BDI-së, Arsim Dalipi, disa nga Hoxhallarët e xhamive në Strugë kanë reaguar hapur.
Ata kërkojnë që Muftinia e Strugës e udhëhequr nga Muftiu, Adi Murtishi, të ndalojë fushatën politike dhe të fokusohet tek shërbimi ndaj besimtarëve musliman.
“Përfaqësues dhe të punësuar në Muftininë e Strugës për fat të keq, për çdo ditë po e shkelin kredibilitetin fetar të këtij institucioni.
Paraqitjet publike dhe mbështetja e hapur e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet lokale, e ka krijuar përshtypjen tek xhemati musliman i Strugës se Muftinia është shndërruar në shtab të partisë dhe se hoxhallarët janë aktivist partiak dhe jo në shërbim të fesë Islame dhe besimtarëve.
Edhe më shqetësues është fakti se thirrjet e të punësuarve krijojnë përçarje mes besimtarëve musliman në Strugë por edhe i fyejnë ata duke i quajtur si “tradhëtarë” ose me epitete të ndryshme.
Muftinia është institucion unifikues i besimtarëve mysliman dhe jo përçarës dhe fyes!
Prandaj bëjmë thirrje deri tek Reisi i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetahu, që të reagojë sa më shpejtë që është e mundur që ta ndalojë veprimtarinë politike dhe partiake të Muftinisë së Strugë dhe të mos e lejojë shkeljen e dinjitetit të Muftinisë, BFI-së dhe hoxhallarëve!”, shkruan hoxha, Nedrit Koxhaxhiku.
Ka reaguar edhe imami Eglon Murtezai. Ai thotë se distancohet nga qëndrimet politike të përfaqësuesve të Muftinisë dhe mbetet me xhematin.
“Duke parë kohën e fundit zhvillimet e ndezura politike ne vend sidomos përfshirjes se disa individëve të cilët janë përfaqësues institucionesh siç janë xhamitë dhe myftinitë, unë si hoxhë e ndjej përgjegjësinë që të largohem nga këto deklarata të njeanshme politike pasiqe ne i sherbejmë nje populli i cili eshte i ndarë në disa parti politike, ku unë si përfaqësues fetar nuk favorizoj një grup kundrejt tjetrit, dëshiroj që nga Kryetari BFI e deri te hoxha ta marrin parasysh deklaratën time si një imam i kti vendi. Duhet ruajtur kushtetuta e BFI dhe jo të shkilet ajo. Unë jam i Xhematit dhe Xhemati është i imi pa dallim Partie apo kombi,rrace”, shkruan hoxha Eglon Murtezai.
Kundër politizimit të besimit fetar, Muftinisë dhe hoxhallarëve është deklaruar edhe hafëzi, Ariton Zeqiri, doktorant i shkencave Islame.
“Në një raport hoxhë – politikan nëse forca dominuese është e të dytit atëher skemi të bëjme me mendim të lirë por me nënshtrim i cili kërkon rezulatat sa herë që i nevojitet. Çallma (shalli) i hoxhës nuk është e udhës të politizohet”, shkruan Zeqiri.
Ora24.tv ditë më parë njoftoi se si anëtarë të Muftinisë së Strugës, hapur bëjnë fushatë politike për kandidatin e Ziadin Selës dhe BDI-së, Arsim Dalipi.
Në fushatë, drejtpërdrejtë janë përfshirë hoxha i Tateshit të Epërm, Shpendi Ibraimi i cili pret hapur në fshat kandidatin dhe qëndron në vendin kryesor në takim, por edhe fushata e hapur në rrjetet sociale, e cila është shpeshtuar edhe pas reagimeve të Muftinisë.
Referenti i Muftinisë së Strugës, Mevlur Aliut, i cili është nip i ish-ministrit të arsimit nga radhët e BDI-së, Jeton Shaqiri.
Më pas janë edhe Sekretari i Muftinisë, Shefit Ajredini, i cili ka kryesuar pritje e kandidatit të Ziadin Selës në fshatin Shum.
Pas reagimit të mediave, muftiu, Adi Mjrtishi tha për Ora24.tv se Muftinia respekton vendimin e BFI-së që Muftitë dhe përfaqësuesit fetar të mso merren me aktivitete politike, por jo që kjo nuk u ndalua, por po merr një hov edhe më të madh, ku anëtarët e Muftinisë fyejnë edhe besimtarët w Strugës që nuk mendojnë si ata duke i quajtur si “Rrahman Morina” ose tradhëtarë!
Sipas burimeve tona, në fushatë janë të përfshirë edhe anëtar të tjerë dhe hoxhallar që kanë pasur pozita të ndryshme në shoqëri, të cilat mund ti publikojmë ditët në vijim./Ora24.tv