8 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIbrahimi “sfidon” opozitën: Kurrsesi nuk mund ta kapni hapin e VLEN-it

Ibrahimi “sfidon” opozitën: Kurrsesi nuk mund ta kapni hapin e VLEN-it

Zeqirija Ibrahimi, njëri nga liderët e VLEN në tubimin e sontëm në Studeniçan ka sfiduar opozitën shqiptare, duke thënë se ata asnjëherë nuk u ballafaquan me tema lokale, ndaj dhe ikin në temat të mëdha të shpëtimit të kombit.

“Ajo që është më rëndësi se ata kurrsesi nuk mund ta kapin hapin e VLEN-it në këtë fushatë zgjedhore, ne gjithë kohën i sfidojmë të kthehemi të flasim për pushtetin lokal, çka do bëni ju në komunat shqiptare, sa fonde keni sjell në komunat shqiptare etj”, tha Ibraimi.

Sa e kanë shpëtuar kombin, Ibrahimi sfidoi poashtu opozitën që të flitet për pushtetin lokal, ku VLEN sipas tij për këto 15 muaj ka ndarë mbi 80 milionë euro për zhvillimin e komunave shqiptare.

“Ejani të krahasohemi cila është oferta juaj dhe çfarë është bërë prej jush në pushtetin lokal, por nuk kanë bërë asnjë send. Duke qenë ngushtë të zënë ata kanë zgjidh vetëm çështjet e tyre familjare dhe personale, ndërsa harrojnë se ky është handikap ende më i rëndë i tyre”, ka thënë Ibraimi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments