8 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeIbrahimi: “Varrimi pa ceremoni fetare”, patologji antifetare e njëjtë me atë të...

Ibrahimi: “Varrimi pa ceremoni fetare”, patologji antifetare e njëjtë me atë të komunizmit enverist

Më ka dalë disa herë këto ditë në FB, madje disa ma kanë dërguar enkas e me ngazëllim si vegëz qëndrimin e ndonjëfarë “veprimtari të ilegales” se “shqiptarët duhet të varrosen pa ceremoni fetare”.

Prëveçse flet për injorancë të përmasave astronomike dhe cektësi intelektuale (shyqyr Zotit është shkruar shqip e nuk e marrin vesh dynjaja çfarë niveli intelektual kemi), sepse ritet e varrimit kanë qenë me ceremoni fetare edhe kur kemi qenë paganë, edhe kur jemi krishterizuar dhe, pastaj, kur jemi islamizuar, kjo flet edhe për patologji antifetare të njëjtë me atë të komunizmit enverist më 1967.

Falë Zotit që këta njerëz nuk e kanë fuqinë e Enver Hoxhës (edhe pse duket që vazhdojnë ta kenë mendësinë e tij), se jam i bindur se do ta kishin ndaluar me ligj fenë, siç bëri ai në Shqipëri, duke e bërë vendin e vetëm ateist në botë, pasojat e një vendimi që ende po i vuajmë.

Nëse këtyre “veprimtarëve” duhet t’u jep pak ndihmë për ta kuptuar këtë mesazh, le ta dinë se nuk ndërtohen qëndrime të përgjithshme kombëtare nga fragmente margjinale, ndërsa debati teologjik për ritet e varrimit është larg nivelit që pretendojnë këta veprimtarë enveristë.

*Status fejsbuku i z.Zeqirja Ibrahimit

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments