8 C
Tetovo
E hënë, 23 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIbrahimi: VLEN po realizon për një vit atë që BDI nuk arriti...

Ibrahimi: VLEN po realizon për një vit atë që BDI nuk arriti për 22 vjet

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas paralajmërimit për miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke e cilësuar si një hap historik që VLEN po e realizon për një vit, ndërsa BDI kishte dështuar për më shumë se dy dekada.

“Një punë që ata nuk arritën ta bëjnë për 22 vjet, VLEN-i po e bën për 1 vit,” shkroi Ibrahimi, duke theksuar se kjo dispozitë e Marrëveshjes së Ohrit kishte mbetur peng për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe përqendrimit të ish-qeverisjes në projekte të dyshimta si Soravia apo kazinotë.
Sipas tij, ligji do ta kthejë përfaqësimin etnik nga një favor politik në një detyrim ligjor të pashmangshëm për institucionet shtetërore.
“Nejse, tash e tutje përfaqësimi etnik në institucionet e shtetit nuk do të jetë as dëshirë e as mëshirë, por DETYRË. Urime! Le ta gëzojmë!”, shkruan Ibrahimi.

Ligji pritet të miratohet në Qeveri javën e ardhshme dhe konsiderohet si një prej shtyllave më të rëndësishme për barazi reale në sistemin institucional të vendit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments