Mesfushori Melih Ibrahimoglu, pasi thekson se ndjehet komod tek Egnatia, është shprehur se mezi pret ndeshjet që do të vendosin për titullin kampion.
“Kam disa muaj që po jetoj një realitet të ri në aspektin jetësor dhe profesional.
Të gjithë më kanë pritur mirë, ndihem komod tek Egnatia, që është si një familje e madhe.
Në futbollin shqiptar kam parë rivalitet, luhet futboll agresiv, ku diferenca mes ekipeve është e vogël dhe kjo e bën të bukur garën. U informova mbi klubin përpara se të firmosja, pashë objektivat dhe u binda të vij në Shqipëri.
Kemi siguruar finalen e Kupës dhe do të luajmë edhe shanset e titullit, pasi duam të dalim fitues. Mezi po pres ndeshjet përcaktuese të titulli, ku besoj se do të fitojmë trofeun.
Kemi kualitet në skuadër dhe një trajner të mirë. Tifozët janë të mrekullueshëm, na përkrahin kudo. Ata duhen të kenë besim, pasi skuadra ka dëshirën dhe mundësitë për t’i bërë krenarë. Kam bindjen se do të fitojmë trofe këtë muaj, prandaj kam ardhur këtu”, ka thënë futbollisti turk.