8 C
Tetovo
E martë, 6 Janar, 2026
BallinaLajmeBotaIdentifikohen të 40 viktimat e zjarrit në Crans-Montana të Zvicrës
- Advertisment -spot_img

Identifikohen të 40 viktimat e zjarrit në Crans-Montana të Zvicrës

Janë identifikuar trupat e 40 viktimave të zjarrit që ndodhi në orët e para të vitit 2026 në një bar në resortin zviceran të skijimit Crans-Montana, ka njoftuar policia kantonale e Valaisit, raporton “BBC”.

Viktimat janë të moshave nga 14 deri 39 vjeç, ndërsa 15 ishin nën 18 vjeç. Viktimat më të reja ishin një vajzë zvicerane dhe një djalë francez të moshave 14-vjeçare. Në mesin e të vdekurve ka shtetas zviceran, italian, rumun, turk, portugez, francez dhe belg. Po ashtu ka edhe qytetar nga Britania e Madhe e Izraeli.

Pos 40 të vdekur në zjarrin e 1 janarit u lënduan edhe 119 persona tjerë. Shumica kanë djegie të rënda – gjashtë prej tyre aq të rënda sa që ende nuk ka qenë e mundur të identifikohen.

Ndërkohë është nisur një hetim penal ndaj çiftit franecz që ka menaxhuar barin “Le Constellation”.

Një hetim paraprak ka zbuluar se shkëndijat në shishe që mbaheshin shumë afër tavanit janë shkaku i mundshëm i zjarrit. Policia tha se nuk do të publikojë detaje të mëtejshme rreth viktimave që kanë identifikuar, për shkak të respektit ndaj familjeve të tyre.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments