Incident i armatosur në Haraçinë, ku si pasojë personi me iniciale Q.D 42 vjeçar u plagos në këmbën e djathtë dhe sipas informacioneve të policisë, u dërgua në kompleksin e klinikave “Nëna Tereza”. Nga MPB njoftojnë se 42 vjeçari u plagos para shtëpisë së tij. Policët doli në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se rreth orës 20:00 personi me iniciale Q.D është thirrur nga një person që të dalë para derës së shtëpisë së tij, ndërsa më pas personi që e ka thirrur ka shtënë drejt tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat.mk