Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e Qeverisë dhe komunave prë vitin 2024 është 80 për qind dhe në raport me vitin e kaluar është përmirësuar për 4 për qind, tregon Indeksi i transparencës aktive për vitin 2024 që e përpunon Qendra për komunikime qytetare.
Sipas Indeksit, transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind.
Nga institucionet qeveritare, transparencë aktive maksimale prej 100 për qind ka ruajtur vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila, siç theksojnë nga QKQ, për të katërtin vit me radhë i publikon të gjitha informatat e parapara nga transparenca aktive. përderisa, Qeveria ka rënë prej vendit të parë vitin e kalaur dhe 100 për qind, në vendin e 49-t me 87 për qind transparencë aktive.
Për herë të parë, madje pesë komuna, Berova, Manastiri, Vallandova, Kavadari dhe Kërçova kanë realizuar 100 për qind transparencë aktive.
Transparencën e vet aktive e përmirësuan 71 për qind e institucioneve të përfshira.
Mes rajoneve, Rajoni lindor e ka ruajtur dhe madje e ka përmirësuar pozitën prej lideri në raport me rajonet e tjera (me 88 për qind transparencë aktive), përderisa Rajonit të Shkupit për shumë pak i ka ikur pozita e fundit, nët ë cilën ndodhej me vite. Tani, në vend të fundit është Rajoni verilindor (me 72 për qind transparencë aktive).
Indeksi tregon se më së paku informata minsitritë publikojnë për kompetencat e veta (78 për qind nga 100 për qind të mundshëm), ndërsa komunat për financat (67 për qind nga 100 për qind të mundshëm).