Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka ndarë sot me banorët e fshatit Pirok një lajm të gëzueshëm që shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së tyre të përditshme.
Përmes një njoftimi publik, Sabriu bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë për Mbrojtje të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka miratuar dhe do të financojë projektin për riparimin dhe rekonstruimin e ujësjellësit të fshatit Pirok.
Projekti, me një vlerë prej 10 milion denarësh, synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me ujë të pijshëm për të gjitha familjet në fshat. Punimet pritet të nisin shumë shpejt në terren.
“Ky është një hap i madh për përmirësimin e kushteve të jetesës në Pirok. Investimi është rezultat i përkushtimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë,” u shpreh Sabriu, duke falënderuar banorët për durimin dhe mbështetjen e tyre.
Në fund, ai nënvizoi se Qeveria VLEN për qytetarët dhe komunat, duke e vlerësuar këtë projekt si një shembull konkret të qasjes sociale dhe zhvillimore që përfaqëson kjo qeveri. Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka ndarë sot me banorët e fshatit Pirok një lajm të gëzueshëm që shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së tyre të përditshme.
Përmes një njoftimi publik, Sabriu bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë për Mbrojtje të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka miratuar dhe do të financojë projektin për riparimin dhe rekonstruimin e ujësjellësit të fshatit Pirok.
Projekti, me një vlerë prej 10 milion denarësh, synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me ujë të pijshëm për të gjitha familjet në fshat. Punimet pritet të nisin shumë shpejt në terren.
“Ky është një hap i madh për përmirësimin e kushteve të jetesës në Pirok. Investimi është rezultat i përkushtimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë,” u shpreh Sabriu, duke falënderuar banorët për durimin dhe mbështetjen e tyre.
Në fund, ai nënvizoi se Qeveria VLEN për qytetarët dhe komunat, duke e vlerësuar këtë projekt si një shembull konkret të qasjes sociale dhe zhvillimore që përfaqëson kjo qeveri.