Analisti politik Xhenur Iseni në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se nuk ka asgjë të kontestueshme në koalicionimet e partive shqiptare me ato maqedonase për zgjedhjet lokale. Ai vlerëson se VLEN tani, por edhe BDI më parë dhe PDSH kanë bërë koalicione me partitë maqedonase.
Iseni tha se ai tani pret një VLEN pak më ndryshe.
“Shumë eksponentë të AKI-së në zgjedhje lokale kanë thënë që testi i legjitimitetit te shqiptarët o të jetë Çairi dhe Tetova dhe këtë test pa pikë dyshimi e kanë kalu VLEN dhe duke u bazuar në këtë narrativ VLEN-i e ka kaluar testin e legjitimitetit dhe ju po e shihni se as eksponentët e BDI-së se AKI nuk ka, çdoherë ka patur vetëm BDI por ajo ka qenë një lloj mbulimi kozmetik i koalicionit nuk e përmendin legjitimitetin”, tha Iseni.

