Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia analisti Xhenur Iseni tha se VLEN nuk ka opozitë konstruktive përballë, mirëpo është e dukshme që BDI nuk ndihet komod në opozitë.
“VLEN nuk ka opozitë kredibile përballë! Mund të them se BDI ka të drejtë për gjithçka, mirëpo kur e shoh Musa Xhaferin duke e mbrojt gjuhën shqipe, mos të harrojënë se populli nuk hanë më bar. Nga ajo pozitë po e shoh se BDI nuk janë komod në opozitë”, tha Iseni.
Iseni citoi dhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin i cili në Klan Debat javë më parë tha se si Front Europian nuk kanë pasur përkrahjen e faktorit ndërkombëtar për kërkimin e legjitimitetit.
Iseni paoshtu shtoi se edhe letrat e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit dërguar ndërkombëtarëve nuk kanë pasur efekt sepse nuk u pa që ka ndonjë përgjigje rreth çështjes se kujt i takon legjitimiteti. /tvklan.mk