8 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIzet Mexhiti: Autorët e dhunës në Tetovë do të përballen me ndëshkimin...

Izet Mexhiti: Autorët e dhunës në Tetovë do të përballen me ndëshkimin më të rëndë nga shteti

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar fuqishëm pas ngjarjeve të fundit të dhunës në Tetovë dhe thirrjeve raciste në Kumanovë.

I pyetur nga gazetarët për rastin e mbrëmshëm me Vojvodët në Tetovë, Mexhiti u shpreh i prerë se shteti tashmë ka vepruar dhe se autorët janë privuar nga liria.

“Veç janë marrë masa, isha në kontakt të vazhdueshëm me organet e rendit, janë privuar nga liria autorët, unë i dënoj këto raste. Do të bëj apel që të gjithë të jenë në nivel të përgjegjësisë, i dënojmë këto akte dhe autorët do të marrin përgjigje të rreptë nga shteti, çfarëdo rasti që cenon të drejtën dhe lirinë e qytetarit,” ka thënë Mexhiti.

Edhe për rastin e thirrjeve raciste në Kumanovë, Mexhiti ka informuar se institucionet nuk kanë qëndruar duarkryq, por janë ndërmarrë aksione konkrete.

“Ka pasur bastisje, janë marrë në bisedë informative dhe po punohet në rastin,” ka deklaruar Mexhiti.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti kjo qeveri po dëshmon vendosmërinë që të mos lejojë përsëritjen e skenarëve të dhunës dhe urrejtjes etnike, duke siguruar qytetarët se çdo autor i tillë do të marrë ndëshkimin më të rëndë nga shteti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments