8 C
Tetovo
E enjte, 24 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIzet Mexhiti inspekton punimet në lagjen Saat Kullë të Çairit: Rreth 1...

Izet Mexhiti inspekton punimet në lagjen Saat Kullë të Çairit: Rreth 1 milion euro investim për ujësjellës dhe kanalizim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka inspektuar punimet në lagjen Saat Kullë të Çairit, ku po realizohet një projekt investues prej rreth 1 milion eurosh. Projekti përfshin ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi, kanalizim atmosferik dhe fekal, duke zgjidhur probleme të vjetra infrastrukturore për mbi 2000 banorë.

“Ky projekt mbulon nëntë rrugë: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177. Janë investime që po i sjellim Çairit. Jo premtime, jo vetëm foto, por vepra konkrete që ndihen e shihen çdo ditë,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se ky investim është dëshmi se Qeveria aktuale po punon aty ku ka pasur nevojë prej vitesh, në infrastrukturën jetike, “pa të cilën nuk ka jetë të dinjitetshme”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments