8 C
Tetovo
E hënë, 4 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIzet Mexhiti: Investim mbi 1.4 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimin në...

Izet Mexhiti: Investim mbi 1.4 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimin në Dyqanxhik

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se po zhvillohet një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në lagjen Dyqanxhik, me vlerë mbi 1.4 milionë euro.

“Po ndërtojmë rrjetin e ri të ujësjellësit, rrjetin e kanalizimit dhe rrjetin atmosferik, një transformim i vërtetë në infrastrukturën bazë, që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve të kësaj lagjeje,” ka deklaruar Mexhiti.

Ai theksoi se mjetet financiare për këtë projekt janë siguruar nga Qeveria dhe nga Ministria që ai drejton, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB).

“Jemi në terren. Jemi në veprim. Dhe nuk ndalemi. Dyqanxhiku po ndërtohet, me standard të ri, me ritëm të shpejt,” shtoi Mexhiti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments