8 C
Tetovo
E enjte, 7 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIzet Mexhiti në panelin e Medresesë “Isa Beu”: Përfundoi padrejtësia, medreseja barazohet...

Izet Mexhiti në panelin e Medresesë “Isa Beu”: Përfundoi padrejtësia, medreseja barazohet me shkollat shtetërore

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në një panel diskutimi të organizuar nga Medreseja “Isa Beu” në Shkup, për të shënuar një ndryshim historik në legjislacionin arsimor: integrimin e këtij institucioni në sistemin arsimor shtetëror.

Mexhiti vlerësoi se miratimi i ligjit të ri i jep fund një padrejtësie të kahershme ndaj këtij institucioni me traditë.

“Ligji i ri i hap rrugë barazisë së plotë për medresantët, duke i njohur të drejtat e tyre si çdo nxënës tjetër në shkollat e mesme shtetërore”, theksoi Mexhiti, duke shtuar se zgjidhja këtë herë është gjithëpërfshirëse dhe e mbështetur edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Medreseja “Isa Beu” tani barazohet me të gjitha shkollat e mesme në vend, çka u mundëson nxënësve të saj të vazhdojnë studimet në universitete publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.

Zëvendëskryeministri Mexhiti e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për njohjen e kontributit të Medresesë, që prej dekadash edukon breza me vlera, dije dhe përkushtim ndaj shoqërisë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments