8 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniJetmir Asani i drejtohet Bujar Osmanit: Rezultatet më të dobëta të PISA-s...

Jetmir Asani i drejtohet Bujar Osmanit: Rezultatet më të dobëta të PISA-s dolën kur ti ishe zëvendëskryeministër!

Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Jetmir Asani, ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit të BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, lidhur me rezultatet e testit ndërkombëtar PISA.

“Bujari është i fundit që ka të drejtë të flasë për testin PISA. Rezultatet më të dobëta ndonjëherë për Maqedoninë e Veriut dolën pikërisht në kohën kur ai ishte zëvendëskryeministër. Dhe pas asaj periudhe, rezultatet u përkeqësuan edhe më tej,” ka shkruar Asani.

Ai shtoi se deklaratat e tilla janë kontradiktore dhe nuk e pastrojnë përgjegjësinë e ish-qeveritarëve:
“Të flasësh sot për ‘shqetësim’ është kontradiktë, sepse ishte qeveria ku ju ishit pjesë që e solli arsimin në këtë gjendje alarmante. Fjalët boshe nuk e pastrojnë përgjegjësinë,” përfundoi Asani.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments