8 C
Tetovo
E enjte, 5 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoni“Kanabisi”, Aliu: MPB-ja do të zbulojë detajet nga kontrolli i jashtëzakonshëm në...

“Kanabisi”, Aliu: MPB-ja do të zbulojë detajet nga kontrolli i jashtëzakonshëm në “Alfafarm”

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu nuk zbulon detaje për kontrollin e jashtëzakonshëm mbi kompaninë e Shkupit për prodhimin e kanabisit “Alfafarm”, pas sekuestrimit të 5 tonëve marijuanë në Serbi, e cila ishte prodhuar në Maqedoninë e Veriut.

“Asgjë nuk mund të themi në këtë moment, pasi procedurat janë aktive. Po punojmë së bashku me MPB-në dhe mund të themi se jemi në rrjedhë të procedurës. Le të japim kohë dhe të lëmë ministrin e Punëve të Brendshme të dalë me të dhëna lidhur me hetimin që është në zhvillim”, deklaroi Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Aliu nuk dëshiron të paragjykojë se kur do të ketë raport nga kontrolli i jashtëzakonshëm mbi “Alfafarm” dhe konfirmoi se edhe para këtij rasti Ministria e Shëndetësisë kishte filluar punën për ashpërsimin e rregullativës për marrjen e lejeve nga kompanitë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski u përmbajt nga komentet për këtë rast derisa hetimi të japë rezultate.

Sekuestrimi i 5 tonëve marijuanë në Serbi, e cila thuhet se kishte origjinën nga Maqedonia, shkaktoi një valë reagimesh në opinion. Deri më tani, Prokuroria në vend ka njoftuar se ka hapur lëndë për të zbuluar lidhjen me këtë aferë. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments