8 C
Tetovo
E mërkurë, 28 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKapen armë, municione e substanca të dyshimta në Bërvenicë! Policia: Janë arrestuar...

Kapen armë, municione e substanca të dyshimta në Bërvenicë! Policia: Janë arrestuar 5 persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje nga aksioni i sotëm i Policisë në Bërvenicë të Tetovës, përcjell TV21. Sipas Policisë, janë arrestuar pesë persona të moshës nga 36 deri 69 vjeç, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur armë, municione dhe substanca që dyshohet se janë lëndë narkotike.

“Më 28.01.2026 në orën 06:40, punonjës policie nga SPB Tetovë – Njësia për tregti të paautorizuar me drogë dhe armë, arrestuan I.J. (43), S.Z. (36), D.P. (69), D.P. (65) dhe S.Z. (42), të gjithë nga fshati Bërvenicë. U kryen bastisje në fshatin Bërvenicë, në shtëpi, objekte ndihmëse dhe automjete, bazuar në urdhër gjykate të lëshuar më parë. Gjatë bastisjes, tek I.J. u gjetën pesë paketime me substancë të bardhë pluhur, 52 fishekë të armës automatike kalibër 7.62 mm, dy fishekë pistoletash me kalibër të panjohur dhe një gëuhojë e armës automatike. Tek S.Z. (36) u gjetën dhe u konfiskuan 20 fishekë të armës automatike kalibër 7.62mm, një pistoletë dhe një karikator me dy fishekë që i posedonte pa leje, si dhe një peshore digjitale me mbetje të substancës së bardhë pluhur. Tek D.P. (69) u gjet dhe u konfiskua një pistoletë që e posedonte pa leje, si dhe një karabinë gjuetie, pushkë gjuetie, dhe pistoletë që e posedonte me leje. Tek D.P. (65) u gjetën dy lista dhe një fletore me emra personash, dy kompjuterë dhe rreth 31,640 euro, 3,400 franga zvicerane dhe 56,500 denarë. Tek S.Z. (42) u gjet substancë e bardhë pluhur. Ata janë mbajtur në stacion policie për procedura të mëtejshme, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzim i përshtatshme sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments