Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani kapet sërish duke gënjyer opinionin. Në një postim sot, Osmani thotë se në delegacionin e Qeverisë në dialogun strategjik RMV-SHBA nuk ka asnjë shqiptar.
Por, në realitet, një ndër figurat kyçe në këtë delegacion që po qëndron në Uashington është Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, i cili përfaqëson shtetin në bisedimet rreth ekonomisë dhe bashkëpunimit tregtar.
Pjesë e delegacionit është edhe koordinatori nacional për eurointegrime, Orhan Murtezani.
Kjo është gënjeshtra e tretë e BDI-së që demantohet brenda 1 jave. Para disa ditësh, akuzat e BDI-së për gjija përjashtimin e Strugës nga Korridori 8 dhe gjoja ridestinimin e rrugës Shkup – Bllacë nga autostradë në “rrugë ekspres” gjithashtu u demantuan zyrtarisht dhe rezultuan të jenë gënjeshtra.

