8 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeKapet tetovari që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Kapet tetovari që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Tetovë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh, përcjell TV21.

“Më 09.01.2026, në orën 15:15, punonjës policie nga Stacioni Policor Tetovë, në rrugën “Shtipska” në Tetovë, arrestuan K.K. (44) nga Tetova, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje dënimi prej tre vjetësh për kryerjen e veprës penale “tregti e paautorizuar dhe shpërndarje e drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. K.K. është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments