Në një hap konkret drejt forcimit të sistemit arsimor lokal, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur sot ndarjen e 27 vendimeve të reja pune për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në qytet.
Në një ceremoni të mbajtur në sallën e Këshillit të Komunës, Kasami theksoi rolin kyç të mësuesve në ndërtimin e shoqërisë dhe edukimin e brezave të rinj.
“Mësuesit nuk japin vetëm mësim, ata ofrojnë durim, dinjitet dhe dritë në kohë të errëta. Ata u mësojnë fëmijëve tanë si të ecin me mendje, jo vetëm me këmbë”, deklaroi Kasami.
Ai shtoi se respekti për mësuesin nuk duhet parë si shpërblim, por si detyrim institucional dhe shoqëror.