8 C
Tetovo
E martë, 24 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKasami: Aksioni i përbashkët për pastrimin e Tetovës synon rritjen e ndërgjegjësimit...

Kasami: Aksioni i përbashkët për pastrimin e Tetovës synon rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për organizimin e një aksioni të përbashkët për pastrimin e qytetit, në bashkëpunim me administratën komunale dhe të punësuarit në Ndërmarrjen Publike Komunale (NPK).

Ky aktivitet vjen si pjesë e angazhimeve institucionale për përmirësimin e mjedisit urban dhe synon të nxisë ndërgjegjësimin qytetar për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë dhe mbrojtjes së natyrës, përmes përfshirjes aktive në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Njoftimi i plotë:

Së bashku me administratën e Komunës së Tetovës, të punësuarit në NPK, sot organizuam aksionin për pastrimin e qytetit duke dashur kështu që të motivojmë edhe qytetarët që të kujdesen sa më shumë për mjedisin dhe natyrën sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një qytet të pastër. Me këtë aktivitet të përbashkët ne synojmë rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në pastrimin e hapësirave publike!

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments