8 C
Tetovo
E martë, 28 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami: Dehari është kandidati më i dobët i BDI-së, Kërçovës i solli...
- Advertisment -spot_img

Kasami: Dehari është kandidati më i dobët i BDI-së, Kërçovës i solli vetëm degjenerim

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, gjatë një interviste në Alsat tha se të gjithë i njohin parimet e tij morale dhe nuk mund të pritet nga ai të përkrahë një kandidat si Fatmir Dehari.

Kasami tha se BDI-ja e nxorri Deharin si kandidat vetëm për ta humbur Kërçovën.

“Fatmir Dehari është kandidati më i dobët i BDI-së. Ai nuk i solli asnjë të mirë Kërçovës por vetëm degjenerim. BDI-ja që në momentin kur e ka nxjerrë Fatmir Deharin, e ka nxjerrë për ta humbur Kërçovën”, tha Kasami.

Përgjimet dhe video incizimet që dolën për Fatmir Deharin, sipas tij, dëshmojnë degjenerimin që ia solli ai Kërçovës.

“Duke e marrë parasysh se çfarë doli në opinion në aspekt të moralit, apo më saktë mungesës së moralit të tij, nuk mund ta përkrahim vetëm pse është shqiptarë. Nuk mund të qëndrojmë pas një kandidati që e dëmtoi Kërçovën”, deklaroi Kasami në Alsat.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments