Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar sot fshatin Xhepçisht për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen për vendosjen e kanalizimit dhe rrjetit të ri të ujësjellësit.
Sipas Kasamit, punimet po ecin sipas planit dhe shumë shpejt banorët e Xhepçishtit do të përfitojnë nga rrugë moderne dhe infrastrukturë e përmirësuar.
Ky projekt është pjesë e planit të Komunës së Tetovës për modernizimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e saj.
 
            

 
                                    

