8 C
Tetovo
E enjte, 11 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami: Komuna e Tetovës e përkushtuar në zhvillimin e turizmit malor dhe...

Kasami: Komuna e Tetovës e përkushtuar në zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar përkushtimin e komunës për të zhvilluar turizmin lokal përmes investimeve në infrastrukturën malore dhe mbështetjes për banorët e zonave të Sharrit, të cilët po luajnë një rol kyç në rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj.

Gjatë panel-diskutimit për Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Tetovë, Kasami theksoi se qyteti po përjeton një ndryshim të dukshëm në profilin e tij turistik, falë zhvillimit të bujtinave, gastro-turizmit, ecjes në natyrë dhe hapjes së shtigjeve turistike.

“Investimet në restorante, taverna dhe lokale që ofrojnë produkte autentike vendore po sjellin një transformim të vërtetë në qytet dhe rrethinë”, u shpreh Kasami.

Ai gjithashtu njoftoi se Komuna e Tetovës ka hartuar një Strategji për zhvillimin e turizmit alternativ dhe agroturizmit, e cila përfshin elementë të rëndësishëm për përmirësimin e turizmit lokal dhe inkurajimin e banorëve që ta shohin këtë sektor si një mundësi reale për zhvillim ekonomik.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments