Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar sot se komuna e Tetovës, ka fituar projektin më të madh të dy dekadave të fundit. Bëhet fjalë për kanalizimin fekal dhe atmosferik, rrjeti primar dhe sekundar, i cili do të financohet nga fondet IPA 2. Me këtë projekt, nuk do të përfshihet vetëm qyteti, por në dy krahët e stacionit të filtrimit, do të bëhet rrjeti primar dhe sekundar i kanalizimit edhe për fshatrat Poroj, Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe dhe Falisht. Realizimi i këtij projekti pritet të nis kah muaji korrik, ndërsa punimet do të zgjasin rreth dy
“Sot jemi këtu, për të dhënë lajmin më të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Tetovës. Lajmin që ka të bëj me projektin madhor në kuadër të programeve IPA 2 të korrnizës buxhetore 2014-2020 që përfshin ndërtimin e sistemit për ujërat e zeza që nënkupton rrjeti primar dhe sekundar për qytetin dhe deri në kyçje të qytetarëve për fshatrat Poroj, Reçicë e Vogël, Reçicë e madhe dhe Falisht. Dokumentacioni i tenderimit për projektin e ndërtimit të kolektorit dhe ujërave të zeza është miratuar nga CFCD pranë Ministrisë së Financave dhe e njëjta, me datë 26.12.2023 është publikuar në faqen zyrtare të tyre. Projekti në fjalë është iniciur që në vitin 2014, dhe i njëjti përfshin stacionin filtrues të ujërave të zeza, në fshatin Falisht, rrjetin primar dhe sekundar për kanalizim e ujërave të zeza për Tetovën por duke përfshirë edhe rrjetin primar dhe sekundar të fshatrave Reçicë e Madhe, Reçivë e Vogël, Poroj dhe fshatin Falisht”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk